E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta befason: Do rikandidoj sërish për kreun e LSI-së!

Share

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka zhvilluar gjatë pasdites së djeshme një takim me strukturat e kësaj partie në Durrës, ku është shprehur se LSI së shpejti do të zhvillojë edhe zgjedhjet brenda saj.

Gjatë fjalës së tij, Meta ka thënë se do të rikandidojë për kreun e kësaj partie, ndërsa pohoi se zgjedhjet në LSI do të bëhen për të rigjallëruar strukturat e parties.

Në takimin e zhvilluar, Meta i quajti politikat e ndjekura nga LSI, konstruktive, ku theksoi se nëse partitë politike do të kishin pranuar Paktin Kombëtar të propozuar nga LSI, sipas tij, tani do të kishim marrë statusin e vendit kandidat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›