Rebeli: Unë e vrava Gadafin. Trupi i diktatorit varroset në shkretëtirë
Share

Një luftëtar rebel libian ka deklaruar në një video se ai është personi që ka qëlluar mbi Gadafin. I riu, që ende nuk është identifikuar, thotë se e vrau diktatorin për shkak se nuk e duronte mendimin se ai do ishte sërish gjallë.
E kapëm. Unë e godita në fytyrë. Disa luftëtarë kërkonin ta merrnin atë tutje dhe pikërisht në këtë moment e qëllova dy herë, në gjoks dhe në fytyrë.
Ndërkohë, trupi i Gadafit, djalit të tij dhe një ish- ndihmësi është zhvendosur nga dhoma frigoriferike për tu varrosur në një vend sekret. Zyrtarët lokalë ushtarakë thonë se varrimi do kryhet sot në një vend sekret në shkretëtirë.
Trupat u hoqën nga dhoma frigoriferike të hënën në mbrëmje, raporton AP.

Vrasesi i Gadafit
