Meta dhe Vasili letër SPAK-ut: Duam leje të takojmë Fredi Belerin në burg

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe nënkryetari Petrit Vasili i kësaj force politike i janë drejtuar Strukturës së Posaçme Antikorrupsion përmes një letre ku kërkojnë leje për të takuar në burg, kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Belerin.
“Ne bashkëkërkuesit Ilir Metaj dhe Petrit Vasili në cilësitë e përshkruara më sipër parashtrojmë para Jush këtë kërkesë për të na dhënë lejen e takimit me z. Fredi Beleri në ambientet ku ai ndodhet i arrestuar. Personi i arrestuar në fjalë është përfaqësues i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ku merr pjesë dhe Partia e Lirisë. Duke shpresuar dhe besuar në konsiderimin dhe pranimin e kësaj kërkese ju falënderojmë”, shkruhet në letrën drejtuar Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.
/rtsh.al/