“Xibraka”- Bardhi akuza për Olsi Ramën, Balla: Saliu e njeh 45-vjeçarin e dosjes, i lidhur me deputetin tuaj

Laboratori i drogës i zbuluar në Xibrakë më 2015-ën është “zhvendosur” në foltoren e Kuvendit nga deputeti demokrat Gazment Bardhi i cili akuzon vëllanë e kryeministrit, Olsi Ramën si të lidhur me këtë ngjarje.
Bardhi ka kërkuar edhe nga SPAK që të hetojë Olsi Ramën dhe të vendosë para drejtësisë çdo anëtar të kësaj organizate kriminale.
Akuzave të Bardhit iu kundërpërgjigj Ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili iu drejtua Bardhit që informacionin mbi personin e lidhur me këtë laborator droge t’ia kërkonte ish-Kryeministrit Sali Berisha, ndërsa shtoi se personi ishte i lidhur me një deputet të Partisë Demokratike.
“Po i shmangeni debateve të brendshme brenda edhe grupit tuaj parlamentar. Rikthimi në diskursin politik të parafolësit, të një çështje të stërdebatuar, që nga janari i 2015-ës,
Ata që kanë qenë këtu e dinë kush është bruni flokëshkurtër 45-vjeçar.Saliu e di se e ka thënë këtu, është një i lidhur me një deputet të partisë tënde.
Pse u kthyet pas 9 vitesh te kjo fabul? Ju e dini arsyen. Kush po ju paguan ju ta riktheni këtë çështje?
Tani si Ministër i Brendshëm më takon të hetoj se si ka mundësi që politika e këtij krahu nuk ka vendosur mend të shpërdorohet nga interesa ekonomike, financiare dhe të artikulojë gjëra që janë të qarta.
Pse nuk ke besim që SPAK të hetojë edhe këtë çështje? Shko bëj kallëzim, jo njoftim.
Për kallëzim të rremë shkon në kokërr të burgut. Shko sot pasdite dhe pyet Saliun kush është 45-vjeçari”, tha Balla.
/rtsh.al/