Meta eshtja Lavitola nuk ekziston loje e sponsorizuar
eshtja Lavitola nuk ekziston ne realitet dhe pergjimet e publikuara jane thjesht sekuenca te nje loje politike te sponsorizuar. I mesuar tanime me presione dhe goditje te kesaj natyre kreu i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta ka komentuar dje nga Shkodra zhvillimet e fundit telepolitike qe e perfshijne ate si subjekt aferash korruptive deri ne Farnesina te Romes. Pergjimet e bisedave jane nje nga bizneset sot me fitimprurese por ajo cfare ka botuar gazeta La Repubblica eshte e pavertete dhe kjo gazete do te duhet te me paguaje demshperblim 50 mije euro. Do paguaje shpenzimet e gjyqit si dhe do te jete e detyruar te botoje nje shkrim pergenjeshtrues ne lidhje me ate cfare ka botuar per mua eshte shprehur Meta duke paralajmeruar se cila eshte sipas tij perspektiva e marredhenies me gazeten italiane. Pare ne nje veshtrim kronologjik te marredhenies mes shtypit italian dhe politikes shqiptare Meta padyshim qe eshte treguar teper modest dhe i mirekuptueshem me gazeten La Repubblica teksa ka kerkuar vetem 50 mije euro. Pak vite me pare ish-kryeministri tjeter socialist Fatos Nano perfitoi 300 mije euro demshperblim ne gjyqin e fituar ndaj gazetes se majte italiane Unita duke regjistruar keshtu rastin e pare te pergenjeshtrimit zyrtar te informacioneve te ardhura nga pertej deti per Shqiperine. Ndryshimi ne rastin konkret eshte fakti se akuza ndaj Metes eshte e ndertuar mbi pergjime telefonike te zbardhura nga gazeta te cilat kane krijuar peshtjellim politik ne Itali aq sa Parlamenti ka kerkuar shpjegime ndaj te perfolurit tjeter ne ngjarje ministrit te Jashtem Franco Fratini. Situata e krijuar dikton arsyetimin politik te gjeje lidhje logjike per faktin se perse tani goditja e radhes. Se pari biseda qe e vendos Fratinin ne pozite te veshtire vjen pak pasi qeveria e Silvio Berluskonit kaloi proven e veshtire te mocionit ne Parlament duke e nxjerre blof kampin e tij kundershtar. Per kete arsye akuza e forte per afera korruptive ka gjetur te personi i Ilir Metes rrufepritesin e duhur po te mbahet parasysh se ky i fundit eshte i ekspozuar dhe me pare ndaj regjistrimeve te dyshimta apo qe e mbajne pezull ne proces gjyqesor. Por perfitues direkt eshte edhe Partia Socialiste apo elemente te shumices ne pushtet qe shohin te sulmi i tanishem nje mundesi te zbehur te Ilir Metes per tu rikthyer ne qeveri cka me gjase nuk e deshiron as Kryeministri Sali Berisha qe ne syte e opozites se bashku me kreun e LSI-se po identifikohen si nje duet qe ne cfaredo zhvillimi nuk kane per te prishur marreveshjen e tyre. La Repubblica publikoi te enjten nje telefonate te pergjuar midis Ilir Metes dhe ish-drejtorit te gazetes Avanti Valter Lavitola i cili nuk e dinte qe telefoni i tij me autorizimin e Prokurorise se Peskares ishte nen pergjim. Biseda telefonike eshte e dates 20 tetor 2009 e kryer nje dite perpara takimit zyrtar mes dy ministrave te Jashtem Fratinit dhe Metes dhe takimit te mepasshem me Lavitolan.
Nderkohe i pyetur per reformen e Kodit Zgjedhor Ilir Meta eshte pergjigjur se reforma zgjedhore duhet te jete gjitheperfshirese duke lene te kuptohet se nuk duhet te jene vetem dy partite kryesore ato qe duhet te vendosin per Kodin Zgjedhor.
Ardi Hoti/ Skerdilajd Zaimi