E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtinë- Beograd, dialogu rinis në nëntor

PRISHTINE- Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë mund të rifillojnë në javën e dytë të nëntorit.

Sipas të përditshmes Express, Bashkimi Evropian nuk ka ende një datë për rifillimin e bisedimeve, por kryesuesja e Kosovës në këto bisedime, Edita Tahiri mendon se takimi mund të mbahet në javën e dytë të nëntorit.

Edita Tahiri, thotë se diku pas tri javësh mund të takohet me zyrtarët serbë për të diskutuar për çështjen e energjisë, telekomit dhe bashkëpunimit rajonal.

Data ende nuk është caktuar, por orientimisht mund të jetë java e dytë e nëntorit- ka thënë Zëvendëskryeministrja Tahiri, për Express.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›