Kodi, Venecia dhe ODHIR, takime dyditore në Tiranë

Një delegacion i përbashkët i Komisionit të Venecias dhe ODIHR-it duke filluar nga dita e hënë do të zhvillojnë një vizitë dy ditore në Tiranë.
Qëllimi i vizitës është hartimi i një opinioni të përbashkët të Komisionit të Venecias dhe ODIHR-it lidhur me përmirësimet që mund ti bëhën legjislacionit elektoral dhe praktikave zgjedhore në Shqipëri, bazuar kjo në krëkesën e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Europës.
Sipas këtij njoftimi bëhet e ditur se delegacioni do të takohet me kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e parlamentit Jozefina Topalli, ministrin e punëve të jashtme Edmond Haxhinasto si dhe me përfaqesues të komunitetit ndërkombëtar që ndodhen në Shqipëri.