E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta flet nga Brukseli: Shqipëria e meriton statusin për në BE

Nga Brukseli ku po merr pjesë në punimet e Kongresit të Partisë Socialiste Europiane, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka deklaruar se Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat në BE. Gjatë fjlaës së tij në takimin e mbajtur mes socialistëve europianë, Meta ka theksuar se Shqipëria ka bërë progres gjatë vitit të fundit, ndërsa vlerësoi se vazhdimi i zgjerimit të BE forcon stabilitetin e familjes europiane.
 

Kreu i PS-së Edi Rama dhe ai i LSI-së Ilir Meta janë të ftuar në punimet e Kongresit të Partisë Socialiste Europiane, ku pritet të zgjidhet presidenti dhe do të miratohen ndryshimet në statuset e partive pjesëmarrëse.

Dy krerët e partive të majta shqiptare Rama e Meta të pranishëm në këtë Kongres do të vijojnë të qëndrojnë në Bruksel deri më datën 29 shtator, deri në përfundimin e punimeve të Kongresit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›