E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta flet për trafikun e organeve serbe

English Version Below

Tiranë, 8 Mars NOA Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta foli sot rreth pretendimeve për trafik organesh në Shqipëri gjatë periudhës së luftës në Kosovë duke siguruar se Qeveria e Shqipërisë e gatshme të bashkëpunojë me institucionet ndërkombëtare dhe e interesuar që tu jepen përgjigje këtyre pretendimeve të pamotivuara dhe të pabazuara në prova thelbësore.

Meta i bëri këto komente në përgjigje të pyetjes që iu bë sot nga Agjencia Telegrafike Shqiptare e cila kërkoi të dijë si i përgjigjet Qeveria Shqiptare pretendimeve se në Shqipëri është kryer trafik organesh të qenieve njerëzore në periudhën e luftës në Kosovë?.

Z. Meta tha se lidhur me këtë çështje Qeveria e Shqipërisë ka bashkëpunuar ngushtë dhe pa asnjë rezervë me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe me grupin e posaçëm hetimor që ka vizituar Shqipërinë në vitin 2003, pikërisht për të hetuar këto pretendime, të cilat rezultuan të pavërteta.

Megjithatë, dëshiroj të ritheksoj gatishmërinë dhe vullnetin e plotë të Qeverisë së Shqipërisë për të bashkëpunuar pa rezerva me institucionet ndërkombëtare të angazhuara në zgjidhjen e kësaj çështje, me Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës dhe Këshillin e Europës, në mënyrë që ti jepet një përgjigje përfundimtare këtyre pretendimeve, që do të cilësoja si të pamotivuara dhe të pabazuara në prova thelbësore, - vijoi z.Meta.

Në përfundim ai siguroi se Qeveria e Shqipërisë është e hapur dhe e interesuar që ta çojë deri në fund këtë proces, duke mbyllur një herë e mirë kapitullin e pretendimeve se në Shqipëri janë kryer krime të tilla.

e.r/NOA

English Version

Meta: The Albanian Government is open to cooperate with international institutions on the issue and interested to end these unmotivated and unfounded allegations.

Tirana, March 8 NOA - Deputy Prime Minister and Minister of Foreign Affairs, Mr. Ilir Meta responds to a question on allegations of human organ trafficking conducted in Albania during the period of the war in Kosovo.

The Albanian Government is open to cooperate with international institutions on the issue and interested to end these unmotivated and unfounded allegations, Meta said.

Question by ATSH: How does the Government respond to the allegations of human organ trafficking conducted in Albania during the period of the war in Kosovo?

Mr. Meta: With regard to these allegations, I would like to recall that the Government of Albania boasts a record of close and unreserved cooperation with the International Criminal Tribunal of former Yugoslavia, and in particular with its special investigation team that visited Albania in 2003, with the stated purpose to thoroughly look into them. The inquiry concluded that the allegations could not be substantiated by any proof whatsoever and were groundless.

However, I avail myself of this opportunity to reiterate the commitment and willingness of the Albanian Government to fully and unreservedly cooperate with the ICTY and the Council of Europe, in order to come up with e definitive answer to these claims that in our opinion are unfounded.

It is our firm intention and interest to bring this process to an end, hence definitely closing the chapter related to these allegations.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›