E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqja: Buxheti i qeverisë, antisocial

Tiranë, 8 mars, NOA Partia Socialiste e cilësoi buxhetin e qeverisë si të papërshtatshëm për të përballuar nevojat sociale të vendit. Deputeti, Ilir Beqja, u shpreh sot se sa më shumë analizojmë këtë buxhet, aq më shumë del në pah sa e gënjeshtërt ka qenë propaganda e Sali Berishës gjatë gjithë vitit 2009.

Ai theksoi se votuesit shqiptar janë mashtruar me rritje pagash e pensionesh dy muaj para zgjedhjeve.

Sali Berisha e ka ditur që në fillim që propaganda e tij ishte mashtrim, prandaj në 28 qershor zbatoi skemën e Ruzhdieve. Duke i dëshmuar sot shqiptarëve të vërtetat e realizmit të buxhetit të shtetit për vitin 2009, ne do të provojmë se sa antisocial ka qenë ky buxhet, u shpreh Beqja.

Sipas tij, pasqyrat fiskale e ministrisë së Financave, i mbahen të fshehura ashtu si e vërteta e kutive të 28 qershorit,

Në vitin 2009 shpenzimet për paga janë 5 % më të ulëta se në vitin 2008. Këtu përfshihen edhe pagat e 38 mijë arsimtarëve të cilëve Sali Berisha sot duhet të kërkojë falje sepse mezi mbajti vetëm gjysmën e premtimit që do tu dyfishonte pagat, u shpreh Beqja.

m.xh/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›