E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialogu i PD, PS jep axhendën e takimeve

Tiranë, 8 mars, NOA Partia Socialiste e ka cilësuar si diçka pozitive vendimin e kryeministrit Sali Berisha për të dialoguar me shqiptarët. Në emër të PS-së ka qenë deputeti Eduard Shalësi, ai që i ka sugjeruar kryeministrit Berisha se cilat shtresa duhet të takojë gjatë takimeve me qytetarët.

Përpara se të bëjë demagogjinë e tij të radhës, Sali Berisha duhet tu shpjegojë shqiptarëve arsyen pse fatura e energjisë elektrike është shtrenjtuar kaq shumë?

Përse çmimet e shportës si vaji, sheqeri, frutat dhe perimet janë bërë të papërballueshme?

Sali Berisha duhet tu thotë pensionistëve çfarë duhet të bëjnë më parë, me pensionet qesharake që marrin të paguajnë ilaçet që rimbursohen gjithmonë e më pak apo të paguajnë faturën e ujit që po shtrenjtohet bashkë me faturën e energjisë?, u shpreh Shalësi.

Reagimi i PS-së ka ardhur pas deklaratës së bërë nga kreu i qeverisë për të nisur takimet me zgjedhësit dhe për tu shpjeguar gjithë arritjet dhe mosarritjet e qeverisë. Duke vijuar me problematikën që ka sot vendi, Shalësi ka deklaruar se Berisha duhet të bëjë një ndalesë në Orikum e të përballet me gratë, nënat dhe motrat, që edhe sot, në 8 Mars, detyrohen të protestojnë për pronën.

m.xh/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›