Britania: BE, mbeshtetje Shqiperise
Rozeta Rapushi
Ambasadorja e Britanise se Madhe ne Tirane, Fiona McIleham, vleresoi dje zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi, si nje hap perpara dhe theksoi se Britania do te ndihmoje Shqiperine ne proceset integruese per ne Bashkimin Evropian. E pranishme ne Universitetin Nderkombetar Veror ne Vlore, ku mbajti edhe nje leksion mbi zgjerimin e NATO-s dhe BE-se, McIleham, tha se Bashkimi Evropian eshte i hapur dhe mbeshtet Shqiperine, ashtu si te gjitha vendet e rajonit ne procesin e integrimit dhe anetaresimit. "Bashkimi Evropian eshte i hapur per aplikim dhe ua ka bere te qarte kete qendrim te gjitha vendeve te rajonit. Ne kuadrin e ketij qendrimi dhe kesaj politike, BE mbeshtet te gjitha vendet e rajonit per te fituar statusin e vendeve kandidate dhe per t'u bere anetare te Bashkimit Evropian", u shpreh Ambasadorja Britanike. Ne kete kuader, sipas saj, qeveria shqiptare me ane te kerkeses per te fituar statusin e vendit kandidat per anetar ne BE, ka shprehur vullnetin e saj per t'u integruar dhe per t'u bere pjese e ketij procesi. Nderkohe qe sipas saj, roli i Qeverise Britanike dhe punes qe ben ambasada aktualisht, eshte qe te ndihmojme me tej Shqiperine ne kete proces. "Ende jemi ne pritje. Nuk ka filluar akoma diskutimi brenda vendeve te BE-se. Do te filloje nje diskutim dhe ne perfundim te tij, do te vendoset nese kjo do te referohet per me tej", u shpreh McIleham, mbi shqyrtimin e kerkeses se Shqiperise per marrjen e statusit te vendit kandidat. Nga ana tjeter Ambasadorja Britanike, u shpreh, se vlen te theksohet se zgjedhjet ishin nje hap perpara, por gjithsesi procesi i reformave kerkon kohe. "Britania e Madhe dhe BE do te mbeshtese Shqiperine ne momentin e finalizimit te ketyre reformave. Ky eshte nje proces qe kerkon kohe dhe kerkon angazhimin jo vetem te klases politike", vijoi ajo, duke shmangur komentet mbi bojkotin e opozites dhe duke theksuar faktin se reformat kerkojne dhe angazhimin e opozites. Gjate leksionit te saj nder te tjera ambasadorja tha: "Ne si Britani e Madhe jemi te gatshem te ndihmojme vendet e Rajonit dhe jemi te angazhuar qe te tjeret te ndjekin hapin tone. BE vijon te terheq nje game te gjere njerezish, cka eshte reflektuar ne vite gjate zgjerimit te saj qe para vitit 1973. E ardhmja juaj eshte ecja drejt ketij bashkimi. Per kete eshte i nevojshem respektimi i disa rregullave strikte, sic jane respektimi i te drejtave te njeriut, e respektimi i te drejtave te tjera demokratike". Sipas saj, keto reforma duhet te krijohen nga vete vendet e ne kete drejtim e ardhmja e Evropes duket premtuese. Lidhur me komentet mbi opoziten, ambasadorja preferoi te mos komentonte, gjithsesi a jo e konsideroi te rendesishem qe reformat mos te realizoheshin vetem nga forcat ne pushtet, pro duhej edhe perfshirje e opozites.