E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta gjate paradites qendroi ne shtepi larg vemendjes se medias

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka dalë nga shtëpia vetëm pasi kryeministri Sali berisha nisi konferencën për shtyp, ku parashtroi qendrimin e tij mbi largimin e LSI-së nga qeveria. Gjatë gjithë paradites Meta ka zgjdhur të qendrojë në shtëpi, larg syrit dhe vëmendjes së mediave. Ai ka ndjekur përmes televizionit ftesën zyrtare dhe publike të kryesocialistit Edi Rama për një koalicion parazgjedhor PS-LSI. I vetmi që ka vizituar Ilir Metën ka qenë nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, i cili qendroi për rreth 2 orë e 30 minuta dhe me siguri temë e bisedës ka qenë zhvillimet më të fundit politike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›