E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punonte blloqet e betonit per te marre hekurin per skrap vdes 22 vjecari

Një i ri ka gjetur vdekjen, i zënë nga blloqet e betonit teksa punonte me matrapik për t’i shembur dhe marrë hekurin për skrap.

Por nuk ka qenë e lehtë të kërkohej për gjetjen e 22-vjeçarit. Ky është eskavatori i parë, por që ngeci pa arritur deri te vendi ku ishte zënë poshtë i riu.

Drejtuesi i eskavatorit të dytë ishte më i shkathët.

Edhe kavoja u këput.

Ky ishte një moment që u duk se 22-vjeçari mund të ishte gjallë, zjarrëfikësi kërkon qetësi për të dëgjuar nga vijnë zhurmat….

Pas 1 orë kërkimesh me eskavator dhe 4 orë nga rrëzimi i blloqeve dhe soletave të betonit, gjendet trupi i pajetë.

Metush Rama, është viktima i tretë brenda 5 viteve në zonën e TEC-it në Kombinat. Njëri ka rënë në korent dhe tjetri në një gropë me ujë, ndërsa 3 javë më parë një tjetër i ri që vidhte hekur për skrap ka rënë nga 6 metra lartësi, por ka mundur të mbijetojë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›