E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta i bindur: Durrësin dhe Carën Rama do i shohë me dylbi nga Surreli, Bashkitë e tjera me satelitë

Meta i bindur: Durrësin dhe Carën Rama do i shohë me dylbi nga

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në mbylljen e fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka deklaruar me bindje se kryeministri Edi Rama, pas 14 majit do t’i shohë Bashkitë me satelitë.

Meta tha se në fund të kësaj fushate, “Shqipëria do të ndahet nga një regjim monist ku një person kontrollon 60 gomerë përveç Shkodrës”.

Ai shtoi se Rama u përpoq të rrotullonte fushatën rreth emrit të tij dhe atyre të Berishës dhe Metës, por fushata përfundoi me protagonizmin e “Igli Carës në Durrës, Boçi në Elbasan dhe Belo në Tiranë”.

"Ai pretendon se Durrësin dhe Carën, Rama do t’i shohë me dylbi nga Surreli, e bashkitë e tjera me satellitë. Do të dhurojmë një palë dylbi në Surrel që të shikosh bashkinë e Tiranës dhe Durrësit. Sa u takon bashkive të tjera, shikoji nga satelitët që ke ngritur në qiell zotëri”, tha ai.

Meta: Nuk e besoj që po mbaron kjo fushatë që më në fund të ndahet Shqipëria nga një regjim monist ku një person kontrollon 60 gomerë përveç Shkodrës tonë heroike dhe 100% të Këshillave Bashkiake. Edi Rama si një kryeministër për fat të keq delinkuent, u përpoq të devijonte llogaridhënien në këto 4 vite, të 60 gomerëve të tij siç i quan ai dhe ata e pranojnë, duke u përpjekur t’i politizojë zgjedhjet në ekstrem dhe duke vendosur në gjithë vendin billboarde me fytyrën e tij të qeshur dhe mua me doktorin pak të mërzitur.

Miliarda euro nga taksat e shqiptarëve që janë paguar për bashkitë e vendit dhe kanë përfunduar në xhepat e Edi Ramës dhe 60 gomerëve të tij. Në 4 vjet, janë miratuar mbi 1 miliardë euro nga buxheti i Tiranës nga një këshill monist. Nuk kemi parë një mbledhje të vetme të këshillit bashkiak ku diskutohet buxheti. Kjo errësirë ka funksionuar për Tiranën e 1 milionë banorëve, e dimë se çfarë ka ndodhur në qytetet e tjera.

Erdhi koha që në 14 maj me thikë të lëmë pas monizmin dhe korrupsionin absolut të Ramës dhe 60 gomerëve të tij siç i quan ai. Berisha guxoi që në situatën më kritike të demokracisë në vend të realizonte Primaret. Ishte një proces i rrezikshëm kur e dimë se Rama ka investuar për përçarjen e opozitës.

Ne kemi një avantazh të jashtëzakonshëm. Ai u përpoq ta rrotullonte fushatën me 3 emra dhe tani po përfundon me protagonizmin e 3 emrave të tjerë, Igli Cara në Durrës, Boçi në Elbasan dhe Belo në Tiranë. Kryeministri më i dështuar që ka qenë dhe basketbollist i dështuar. Tani do t’i bëjmë një trepikësh. Gjeografia e fitores sonë do jetë e jashtëzakonshme. Jam krenar që kam njohur intelektualë me integritet si Admir Sinamati apo Ardit Cikuli.

Rama ka vendosur të parën në Këshillin Bashkiak atë që nuk e njeh gjysma e grupit parlamentar të PS-së dhe që ka firmosur për mbi 1 miliardë euro nga taksat tona. Dëgjojmë VIP-a që marrin miliona për koncerte nga taksat, ndërsa KQZ kthen kopshtet në pika për votim sepse nuk ka shkolla në Astir. Sa i takon Ramës e falënderojmë për një shaka. Që ai do fitonte Shkodrën. Do të dhurojmë një palë dylbi në Surrel që të shikosh bashkinë e Tiranës dhe Durrësit. Sa u takon bashkive të tjera, shikoji nga satelitët që ke ngritur në qiell zotëri.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›