Meta nxjerr fotot e pallatit ku është rritur tek Pazari i Ri: Shikoni masakrën urbane të Veliajt
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar mbrëmjen e sotme fotot e një pallati në ndërtim e sipër, tek Pazari i Ri, themelet e të cilit janë ngjitur me pallatin ekzistues, në të cilin është rritur ai vetë.
Meta e cilësoi këtë një masakër urbane, që sipas tij bëhet me urdhër të kryebashkiakut Erion Veliaj.
"Ky pallati këtu është të Pazari i Ri, rruga Qemal Stafa. Kjo është shtëpia dhe ballkoni ku jam rritur unë. Këtu e kanë mbyllur prindërit e mi. Nga krahu tjetër ishte ballkoni tjetër. Shiko se çfarë ka bërë Erion Veliaj. Kur kjo gjë ka ndodhur me mua, ka ndodhur me Genc Dulakun.
Ky kështu ka bërë në të gjithë Tiranën, duke i zhvlerësuar pronën qytetarit. Se kështu bënte dhe Edi Rama. Mendo se çfarë ka ndodhur në të gjithë Tiranën, një masakër e vërtetë urbane."-u shpreh Meta në Euronews Albania.
[gallery td_select_gallery_slide="slide" ids="700182,700183,700184"]
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
