E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta i "përgjigjet" Beogradit: Regjistrim mbi etninë

Gjatë qëndrimit në Beograd, ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç iu shpreh z. Meta se në Shqipëri ekziston një minoritet serb, minoritet i cili nuk është regjistruar gjer më tani në vendin tonë.

“Ne jemi të hapur për regjistrimin mbi baza etnike. Çdo qytetar i lirë duhet të shpreh përkatësinë e tij etnike”, tha Meta para pak momentesh. Duke folur për çështjen e Kosovës, Meta u shpreh se kjo ishte vizita e parë një zyrtarë të lartë shqiptarë pas pavarësisë së Kosovës.

Ai shtoi se kishte dallime të mëdha rreth Kosovës, midis Tiranës dhe Beogradit. “Gjatë takimeve u shfaqën dallime rreth Kosovës. Megjithatë, Shqipëria dhe Serbia do të bashkëpunojnë pavarësisht dallimeve që kanë rreth kësaj çështjeje. Kosova e ka vendin në Bashkimin Evropian ashtu sikurse dhe vendet e tjera të rajonit”, theksoi Meta gjatë konferencës për shtyp.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›