Meta kërkesë Topallit për tu bërë anëtar i komisionit të Integrimit

Ilir Meta
Pak ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë për shpalljen e tij të pafajshëm, Ilir Meta ha hedhur hapin e parë për tu rikthyer në jetën aktive politike. Në një konferencë për shtyp, Meta është shprehur sot se i ka kërkuar zyrtarisht Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli që të emërohet anëtar i Komisionit të Integrimit.
Sot i kam kërkuar Kryetares së Kuvendit, Topalli, që të bëhem anëtar i Komisionit Parlamentar për integrimin evropian, u shpreh kreu i LSI-së.
Komisioni për Integrimin Evropian ka nëntë anëtarë, ku shumicën e ka Partia Demokratike ndërsa kryetarin e ka ajo Socialiste. Anëtarë të komisionit janë pesë deputetët të PD-së dhe katër të PS-së dhe asnjë nga partitë e vogla.
Rregullorja për Organizimin dhe Funksionimin e Kuvendit parashikon se anëtarët e komisioneve të përhershme dhe të nënkomisioneve, së bashku me kryesitë e tyre, zgjidhen me votim të hapur nga Kuvendi me propozimin e Konferencës së Kryetarëve.
Në pikën dy të nenit 21 thuhet se Për ndryshimin e numrit dhe të përbërjes së komisioneve dhe të nënkomisioneve synohet arritja e mirëkuptimit mes grupeve parlamentare.
Në këtë mënyrë Meta pritet të hap një debat fillimisht hë Konferencën e Kryetarëve dhe më pas edhe në Kuvend, ku emri i tij do të votohet për tu bërë anëtar i Komisionit për Integrimin Evropian.