Sanino Te ruhet ritmi i reformave

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin Stefano Sanino i cilësoi pozitive zhvillimet në Parlament. Gjatë takimit me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, zyrtari i lartë i Komisionit Europian u shpreh se vlerësohet pozitiv votimi i disa prej ligjeve me 3/5-tat, nisja e punës për reformën zgjedhore, si dhe zgjedhja e Avokatit të Popullit. Ai tha se Komisioni ndjek me vëmendje ecurinë e këtyre zhvillimeve, me shpresën që dialogu të jetë i qendrueshëm. Sanino nënvizoi se për integrimin europian duhet një impenjim unanim dhe vullnet nga të gjitha palët për të mbajtur ritmin e reformave. Kryetarja e Kuvendit falenderoi zotin Sanino për mbështetjen e KE-së dhe kontributin e tij personal në zhvillimet pozive në Shqipëri. Zonja Topalli tha se shpresonte qe opozita t’i qëndrojë marrëveshjes së nëntorit, duke shtuar se në Parlament është zbatuar e do të zbatohet vetëm ligji, Rregullorja dhe Kushtetuta.