E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, kapet i kërkuari nga Interpol

Një 39 vjeçar banues në një fshat të rrethit Fier është arrestuar sot nga forcat e policisë. Lirim Lani, i shpallur person në kërkim nga Interpoli, kërkohej nga drejtësia italiane pasi ishte dënuar me 10 vite heqje lirie.

Ai është kapur në vendlindjen e tij dhe nuk i ka rezistuar policisë. Kjo fundit e ka nxjerrë para gjykatës, e cila ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg.

Lani akuzohet nga drejtësia italiane dhe pikërisht nga gjykata e Leçes për veprën penale Shfrytëzim të prostitucionit dhe Favorizim të emigracionit klandestin. Për këto vepra 39 vjeçari është dënuar me 10 vite burg.

K.Thana

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›