Partizani zyrtarizon trajnerin, është Mladen Milinkovic

Mladen Milinkovic është zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës së Partizanit, i cili do të prezantohet gjatë ditës së sotme, ora 17:00, në ambjentet e stadiumit “Arena e Demave”. Lajmi është bërë i ditur nga klubi kryeqytetas.
Milinkovic, i cili do të pasojë Skënder Gegën, mbërriti të martën në mbrëmje në Tiranë, pas prezantimit do të nisë menjëherë nga puna për sezonin e ri.
Mladen është një njohje e vjetër e futbollit shqiptar, ka drejtuar më parë Luftëtarin dhe Kukësin, ndërsa eksperienca e tij e fundit është me Buducnost Podgorica.