E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta kërkon reformë zgjedhore me transparencë

Sipas tij, është koha për të lënë retorikën dhe për të nisur një punës të përgjegjshme institucionale.

“Ne nxisim fort dialogun politik, ashtu sikurse nuk mund të pranojmë që për hir të dialogut për dialog të vonohen reformat e mëdha që duhet të përmbushim të gjithë së bashku duke nisur nga më e rëndësishmja, pikërisht  reforma zgjedhore. Për LSI-në, reforma zgjedhore nuk ka qenë, nuk mund të jetë dhe nuk do të jetë asnjëherë një çështje vullnetesh apo oreksesh personale apo partiake”, theksoi ai.

Transparenca-vijoi Meta - është e domosdoshme dhe jetike që procesi i reformës zgjedhore të jetë i suksesshëm dhe i besueshëm për publikun. “Në këtë mbledhjet sotme përveç diskutimit të kësaj situate politike, të angazhimit tonë të mëtejshëm për të kontribuar për të përshpejtuar këto reforma, në veçanti për të konkretizuar më tej ngritjen e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore për të cilën ne kemi marrë edhe një nismë konkrete edhe në Kuvend, unë besoj se po kaq e rëndësishme është edhe gjallërimi i mëtejshëm organizativ dhe politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim, rritja e pjesëmarrjes së saj në të gjitha debatet për të gjitha çështjet e rëndësishme të qeverisjes por edhe të shoqërisë sonë dhe natyrisht që unë besoj se edhe diskutimet në këtë mbledhje dhe vendimet që do të marrim sot do t’i shërbejnë këtyre qëllimeve”, shtoi ai. /Start/

                                                                                             2011-11-11 08:44
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›