E Shtunë, 31 Tetor 2026

Video-përgjimi, sot pritet të zhvillohet seanca ndaj Ilir Metës

Sot do të zhvillohet në Gjykatën e Lartë seanca gjyqësore ndaj ish-zv. kryeministrit Ilir Meta. Sot pritet që mbrojtja dhe Prokuroria të japin pretendimet e tyre lidhur me akt-ekspertimin e ekspertëve, të cilët e konsideruan videon si jo origjinale.

Në seancën e fundit gjyqësore tre ekspertët e përcaktuar nga Gjykata e Lartë për të bërë ekspertizën e videos Meta-Prifti deklaruan se filmimi nuk është origjinal. Menjëherë pas daljes së mendimit të ekspertëve reagoi Dritan Prifti i cili kërkoi ekspertizë ndërkombëtare duke i vlerësur ekspertët e zgjedhur nga Gjykata si të paaftë.

Sipas ish- ministrit të Ekonomisë, ekspertët kanë kryer krim me shtrembërimin e drejtësisë dhe së vërtetës ndërsa ka theksuar se ekspertiza e duhur realizohet vetëm nga specialistët e huaj .

Ilir Meta akuzohet për korrupsion në kohën kur ai kryente detyrën e zv. kryeministrit dhe ministrit të jashtëm, akuzë e ngritur në bazë të një video të regjistruar nga ish-ministri i ekonomisë Dritan Prifti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›