Mediu: Po federates, jo bashkimit me demokratet
TIRANE - Kryetari republikan, Fatmir Mediu, u ka bere te qarte dje kryetareve te degeve te PD ne te gjitha rrethet se duhet te fillojne pergatitjet per zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Dhe kjo pergatitje kalon ne radhe te pare nepermjet rifreskimit te strukturave drejtuese te kesaj partie ne te gjitha rrethet. Ne te njejten kohe ai nuk ka munguar te shprehet qarte ne lidhje me gatishmerine e PR per te qene pjese e federates se djathte, duke mohuar njeheresh idene e bashkimit me PD. "Ka qene PR ne kongresin e saj, e cila ka hedhur idene e nje bashkimi te se djathtes nje organizim me standarde, jo vetem per qellime elektorale, por mbetet per t' pare konkretisht se si do te jete organizimi i perbashket i se djathtes, ku duhet te ruhen identitetet politike. Mendoj se keto identitete politike ndihmojne per nje bashkepunim me te mire dhe te drejtperdrejte, ashtu sic ndihmojne per te vleresuar gjykimin politik te subjekteve politike te se djathtes", ka deklaruar dje ne takim me drejtuesit vendore te PR, Mediu. Per te, pavaresisht diskutimeve, ajo qe percakton perfundimisht pozicionin politik-elektoral te PR, lidhet drejtperdrejt me Kodin Zgjedhor, i cili pritet te mbaroje ne muajin shtator. "PR ka qene dhe mbetet e idese qe e djathta duhet te funksionoje e unifikuar dhe besoj se nuk do te heqim dore dhe do te qendrojme te tille ne bindjen tone qe nje e djathte e unifikuar eshte natyrisht shume here me e fuqishme, shume here me pretenduese dhe shume here me e angazhuar per te realizuar programin e saj", eshte shprehur kreu republikan. Gjate mbledhjes se djeshme eshte diskutuar mbi riorganizimin e degeve, ne funksion te zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. Mediu vleresoi si shume te rendesishem perforcimin e organizimit dhe funksionimit te degeve te partise. Ai ka nenvizuar marredheniet shume te mira dhe reciproke qe ka kjo force politike me PD. Sipas tij, keto marredhenie te mira dhe reciproke jane edhe me partite e tjera te koalicionit te mazhorances. Mediu u ka rekomanduar krereve te degeve ne rrethe qe te mundesojne rritjen akoma me te madhe te bashkepunimit me deget homologe te PD-se, gje qe do te jete pike mbeshtetese per zgjedhjet e ardhshme te pergjithshme parlamentare te vitit 2009. S.P