Sherbimi ushtarak, si ka ndryshuar nga Partia Punes tek ajo Demokratike
Sherbimi ushtarak ne Shqiperi ka nderruar shume shpesh nder vite. Fillimisht ne vitet 1945, te gjithe shtetasit meshkuj qe mbushnin moshen per te kryer kete sherbim, kishin detyrim ta kryenin per kater vite radhazi. Situata ndryshoi vetem disa vite me vone, ku nga kater vite, sistemi i asaj kohe e uli sherbimin ushtarak ne 3 vite te detyrueshme. Por nuk do te zgjaste shume dhe ky vendim i kohes. Nga viti 1972, sherbimi i detyrueshem ushtarak u ul ne 27 muaj, por ky rregull nuk vlente per zonat kufitare, ku sherbimi ushtarak vazhdonte te ishte ende 3 vjet. Kur ne pushtet ishte ende sistemi komunist i drejtuar nga diktatori Enver Hoxha, sherbimi ushtarak ndryshoi serish duke u ulur ne 24 muaj i detyrueshem per tu kryer. Ne fillim te viteve 1990 ndryshime te tjera u bene, duke e lene ushtrine ne vetem 18 muaj, pra nje vit e gjysme per tu kryer. Me ardhjen ne pushtet te Partise Demokratike sherbimi ushtarak u reduktua edhe me shume. Ne vitin 1994 ai u percaktua te jete vetem 15 muaj. E pak vite me pare, ku po ne pushtet ishte PD, ky sherbim u be 12 muaj me lehtesira te medha per studentet qe fitonin shkollen e larte. E tashme vendimi me i fundit i qeverise e heq fare si detyrim. Nderkohe qe studentet qe perfundonin shkollen e larte, fillimisht benin 6 muaj ushtri, nga e cila dilnin oficere ne rezerve. Nderkohe qe kjo u reduktua me kalimin e viteve duke perfunduar ne tre muaj dhe me pas per t'u reduktuar fare. Ne kete kendveshtrim, duke pare dhe evoluimin e viteve te sherbimit ushtarak ne Shqiperi, shihet qarte rendesia qe ka krijimi i nje ushtrie profesioniste.
Ndryshimi nder vite
1945 4 vjet
1954 3 vjet
1972 3 vjet kufi
1972 2 vjet
1992 18 muaj
1994 15 muaj
1996 12 muaj
2008 hiqet fare
Ndryshimi nder vite
1945 4 vjet
1954 3 vjet
1972 3 vjet kufi
1972 2 vjet
1992 18 muaj
1994 15 muaj
1996 12 muaj
2008 hiqet fare