E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta letër Lavrov: Ndjekim situatën e zjarreve në Rusi


Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta i ka dërguar një letër homologur rus, Serge Lavrov në të cilën thekson se ndjek me shqetësim të madh situatën e zjarreve në Federatën Ruse .

Ilir Meta shpreh shqetësimin lidhur me pasojat e zjarreve si dhe solidaritetin e Shqipërisë me të gjitha familjet e viktimave dhe me të gjithë popullin rus në këto momente të vështira.

"Me shqetësim të madh jam duke ndjekur situatën më të fundit në Federatën Ruse lidhur me zjarret që kanë përfshirë vendin tuaj dhe pasojat që është duke lënë një fatkeqësi e tillë natyrore.

Në këto momente të vështira shpreh solidaritetin tim me të gjitha familjet e viktimave të zjarreve dhe të atyre që kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave të larta, si dhe me gjithë popullin rus për përballimin e një situate të tillë", thuhet në letrën e zotit Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›