E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas Turqisë, Rama në Greqi, takon Samaras për rreth një orë

Kryetari i PS, Edi Rama- faqe 3Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, pas Turqisë, ka mbërritur në Athinë, për të takuar homologun e tij, Antonis Samaras.

Rreth 1 orë me kryeministrin Samaras për t’u njohur e diskutuar në funksion të një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve, shkruan Rama në Twitter.

Pavarësisht disa kritikave se Rama po anashkalon Greqinë dhe Italinë duke takuar kryeministrin turk, Erdogan, në fakt Rama e ka takuar edhe kryeministrin italian dhe tani po takon kryeministrin grek.

Asnjëherë më parë nuk ka pasur një aktivitet të tillë nga një kryeministër i zgjedhur në Shqipëri.

Po ashtu, Rama ka zhvilluar një seri takimesh të rëndësishme edhe kur ishte në opozitë./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›