E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta me studentet ne UET

Ne bashkebisedimin e tij me te rinjte e Universitetit Europian te Tiranes, lideri i LSI u ndal edhe ne integrimin e Shqiperise ne strukturat euroatlantike. Persa i perket integrimit ne NATO, Meta shprehu kenaqesine per kete ngjarje historike per Shqiperine, por kritikoi faktin se per kete anetaresim qe i perket te gjithe shqiptareve, opozites dhe mazhorances, festimet ishin te ndara, pasi u bene dy mitingje te ndryshme. Ne kete drejtim, kreu i LSI shprehu shqetesimin se çeshtja e integrimit eshte konsideruar dhe konsiderohet nga politika si nje sfide per te marre merita, dhe jo si nje detyrim qe Shqiperia te arrije standardet dhe qe kete ta ndieje çdo familje shqiptare. “Kam nje shqetesim te madh qe shpesh çeshtja e integrimit konsiderohet dhe eshte konsideruar nga politika si nje sfide per te bere fotografi, per te bere festa, per te marre merita secili per vete dhe nuk eshte konceptuar si nje detyrim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›