Shqiperia nis trupa ne Cad
Tri dite pas anetaresimit me te drejta te plota ne NATO, qeveria shqiptare dergon ne Cad kontingjentin e dyte paqeruajtes te perbere nga 63 trupa. Prej tyre 9 jane oficere, 25 nenoficere dhe 29 ushtare profesioniste dhe ne krye te tyre eshte kapiten Mentor Palluci. Kjo eshte hera e dyte qe Forcat e Armatosura angazhohen ne nje mision paqeruajtes ne Afrike, nen flamurin e Kombeve te Bashkuara. Misioni do te zgjase 6 muaj dhe do te kete si detyra kryesore: shoqerimin e kolonave, shoqerimin e personaliteteve, ruajtjen e objekteve te veçanta dhe te sigurise ne baze etj. Drejtues te Ministrise se Mbrojtjes e vleresuan lart dergimin e ketij misioni pasi sipas tyre ai tregon se ushtria shqiptare e meriton plotesisht anetaresimin ne Aleancen ushtarake te Natos duke treguar nivel dhe pergatitje te larte.