Shqiperia eksporton energji ne prill
Shqiperia do eksportoje energji elektrike edhe gjate muajit prill. Sipas autoriteteve kontrata me koorporaten energjitike te Kosoves dhe dy kompani te tjera do te vazhdoje edhe gjate ketij muaji duke qene se kushtet energjitike jane te pershtatshme. Koorporates se Kosoves do t'i shitet gjithsej 25.920 megavat ore, ndersa kompanive PPC dhe ATEL do t'i shiten perkatesisht 1.040 megavat ore dhe 26.400 megavat ore. Shqiperia ka filluar qe te eksportoje qe ne janar dhe para disa kohesh drejtuesit e ketij sektori deklaruan se renien e pergjithshme te eksporteve ne Shqiperi per dy muajt e fundit e ka kompesuar pikerisht eksporti i energjise elektrike i cili kohet e fundit eshte permiresuar ne saje te privatizimive dhe sjelljen e investitoreve te huaj. Ne Shqiperi prodhohet 20.143 megavat ore dhe konsumohet 16.248 ore.