Meta merr pjesë në takimin e A-5 në Sarajevë

Zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, mori pjesë në takimin e Komisionit të Partneritetit të Kartës së Adriatikut (A-5), që u zhvillua në Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës.
Gjatë takimit, Ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe përfaqësuesi i SHBA-ve, diskutuan rreth forcimit të bashkëpunimit në funksion të integrimit të vendeve anëtare të Kartës në strukturat Euroatlantike, si dhe bashkëpunimit në kuadër të operacionit ISAF, të udhëhequr nga NATO, në Afganistan.
Në fjalën e tij gjatë takimit, Meta përshëndeti vendimin e NATO-s për përfshirjen e Malit të Zi në Planin e Veprimit për Anëtarësim (MAP), si dhe shprehu mbështetjen e Shqipërisë për aspiratat e Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës drejt integrimit të plotë në Aleancë.
Meta theksoi gjithashtu shtimin e konsiderueshëm të kontributit të Shqipërisë për operacionin ISAF në Afganistan gjatë vitit 2009 dhe angazhimin e vendit tonë për kontribute të mëtejshme, me qëllim arritjen e objektivave të NATO-s dhe komunitetit ndërkombëtar në Afganistan, përfshi këtu edhe propozime konkrete për kontribute të përbashkëta të vendeve të Kartës së Adriatikut.
Në përfundim të Takimit vendet anëtare të Kartës së Adriatikut miratuan një Deklaratë të Përbashkët, me anë të së cilës përshëndetet progresi i bërë nga vendet aspirante në rrugën e integrimit, shprehet angazhimi i përbashkët për bashkëpunim për suksesin e operacionit ISAF, si dhe vlerësohet roli i rëndësishëm që Karta e Adriatikut vazhdon të luajë në nxitjen e bashkëpunimit rajonal, duke u angazhuar në të njëjtën kohë që vendet të punojnë së bashku për suksesin e mëtejshëm të kësaj iniciative.