Sarandë, qëllohet me armë një 19-vjeçar

Një 19-vjeçar është qëlluar me armë zjarri pasditen e sotme në qytetin e Sarandës. Sipas informacioneve 19-vjeçari Sildjan Likaj banues në fshatin Bajkaj është qëlluar me armë nga persona ende të pa identifikuar.
Menjëherë Likaj është dërguar në spital por nuk ka mundur të jetojë si pasojë e plagëve të rënda. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes por policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur vdekjen e 19-vjeçarit dhe identifikimin e autorëve.