E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta në Bruksel, takime me zyrtare të PE-së

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Jashtëm Ilir Meta që ndodhet në Bruksel, ka zhvilluar takime me zyrtarë të Parlamentit Europian. Meta është pritur nga eurodeputeti grek Chountis, reporter për Shqipërinë në PE.
Ministri i jashtëm ka shprehur angazhimin e Shqipërisë për reformat, për të luftuar korrupsionin dhe ka premtuar përmbushjen e standardeve për ccështjen e liberalizimit të vizave, ndërsa ka shtuar se qeveria po përgatitet për pyetësorin.
Gjithashtu shefi i diplomacisë shqiptare ka deklaruar se mazhoranca është e hapur për të bashkëpunuar me opozitën, por ka theksuar se vendimet e gjykatës janë të pacënueshme. Nga ana e tij eurodeputeti grek Chountis ka shprehur mbështetjen e Greqisë për integrimin e Shqipërisë në BE.
Kjo është vizita e parë në Bruksel e Metës që kur ai erdhi në krye të diplomacisë shqiptare afro dy muaj më parë.
Gjatë qendrimit atje, kreu i diplomacisë shqiptare do të ketë takime intensive me autoritetet e Brukselit, përfshirë dhe komisionerin për zgjerimin Olli Rehn, ku në vëmendje do të jenë çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë dhe dhënia e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë nga BE. Gjithashtu Meta do të takojë edhe kreun e NATOS, Rasmussen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›