Meta takime me kreun e NATO-s dhe komisionerin Rehn

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Jashtëm Ilir Meta do të takohet të sot pasdite me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Rasmussen si dhe do të asistojnë në një forum për integrimin e Ballkanit Perendimor në Bashkimin Europian. Të mërkurën shefi i diplomacisë shqiptare do të pritet nga Komisioneri i BE-së për Zgjerimin Olli Rehn
Në qendër të vëmendjes pritet të jetë çështja e liberalizimit të vizave dhe ajo e marrjes së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.
Presidenca suedeze, sa i përket kësaj të fundit, tashmë ka përgatitur një qëndrim të cilin Këshilli i BE-së duhet t'ia kalojë Komisionit Evropian me qëllim të marrjes së vendimit.
Kjo po vonon në pritje të po-së gjermane e cila deri tani ka zvarritur marrjen e vendimit me arsyetimin se përgjigjen do ta japë pas ndryshimeve kushtetuese të bëra në këtë vend dhe konstituimit të komisioneve të Bundestagut.
Kjo është vizita e parë në Bruksel e zotit Meta që kur ai erdhi në krye të diplomacisë shqiptare afro dy muaj më parë.