E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Efektiviteti e vazhdimi i reformës, sfida për Policinë e Shtetit

Ministri Brendshëm, Lulzim Basha zhvilloi një takim me krerët e policisë pas ndryshimeve të fundit në Policinë e Shtetit. Ministri theksoi se vazhdimi i reformës, rritja e efektivitetit të Policisë së Shtetit mbeten sfidat kryesore për policinë. "Ndaj në vitet e fundit në një pjesë të drejtorive të qarqeve të vendit emërimet, përfshirë edhe emërimin e Burgajt, kanë një qëllim, rritjen e efektitivitet të forcët goditëse kundër krimit, korrupsionit dhe krimit financiar", argumetoi Basha.
Ministri i Brendshëm theksoi se janë shënuar arritje në plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave. "Barra për liberalizimin e vizave bie mbi Policinë e Shtetit", pohoi ai. Lulzim Basha theksoi se Policia ka bërë punë të mirë në asgjësimin e parcelave të mbjella më bimë narkotike. Ministri i Brendshëm kërkoi tolerancë zero ndaj ambjenteve ku ushtrohet prostitucion. Lulzim Basha e vlerësoi situatën në qarkullimin rrugor kaotike, dhe kërkoi që policia të marrë masa për të stabilizuar atë.
Kreu i ministrisë së Brendshme kërkoi hetimin e ngjarjeve të vjetra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›