E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, përkujtohet revolta në burgun e Qafë Barit

Ish- te burgosurit politike kane perkujtuar dy nga viktimat e kesaj revolte, varret e te cileve nuk dihen ende dhe sot. Kampi u ngrit ne majat e larta te maleve te Pukes, larg qendrave te banuara 

PUKE-Ish-Të burgosurit politik të kampit Qafe Barit, në rrethin e Pukes, kane perkujtuar 25 vjetorin e revoltes se burgut ku ata vuanin denimin deri ne vitin 1991.
Ish- te burgosurit kane perkujtuar dy nga viktimat e kesaj revolte, Sokol Sokoli e Tom Ndoja, varret e te cileve nuk dihen ende dhe sot. I ndodhur diku ne majat e larta te Pukes, larg qendrave te banuara, Kampi ish-Të burgosurve politik, ishte kthyer në tmerrin e vërtetë për më shume se 800 të burgosurit që dërgoheshin atje nga të katër anët e vendit.
Gjatë regjimit komunist, shumë shqiptarë u burgosën për ideologjinë e tyre anti-komuniste. Familjet e tyre u internuan dhe persekutuan nga qyteti në zonat e thella malore.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›