E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta ne Gjirokaster Rama i ngre shqiptaret kunder njeri- tjetrit dhe kunder kombit

Meta ne Gjirokaster

Gjirokaster 19 shkurt 2011 NOA- Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim  Ilir Meta i shoqeruar nga deputeti i LSI-se ne Gjirokaster Vangjel Tavo dhe nga te tjere drejtues te LSI-se ne kete qytet eshte ndalur sot paradite ne qytetin e Gjirokastres.

Gjate fjales se tij para Gjirokastriteve Meta theksoi se 8 maji shenon diten e mbrojtjes se vlerave te Shqiptareve dhe rikthimit te tyre.

Ai u ndal gjeresisht edhe ne ngjarjet qe shoqeruan ditet e fundit Shqiperine duke thene se politika e alternatives zero po pengon Shqiperine.

Populli i Tiranes dhe populli i Gjirokastres do ti thote jo kesaj politike te deshtuar kesaj politike antidemokratike antieuropiane antishqiptare qe punon kunder interesave te vendit tone kunder interesave te kombit tone kunder interesave te shqiptareve dhe afirmimit te tyre kudo qe jane si nje komb shtetformues si nje komb i lire qe i aspiron ti bashkohet familjes europiane dhe qe e e fund pas 20 vitesh izolim eshte me prane se kurre familjes europiane fale edhe kontributit tone u shpreh kreu i LSI-se.

Ai shtoi nder te tjera se opozita luajti nje rol kyc ne menyre qe te pengohej liberalizimi i vizave por fale punes se palodhur te shqiptareve dhe maxhorances shqiptaret e fituan kete te drejte.

Kreu i LSI tha se Gjirokastra eshte penalizuar nga papergjeshmeria e pushtetit vendor.

Me tej Meta deklaroi se shte kjo politike e cila nuk shikon aspak pertej interesave te ngushta e cila jo vetem e ka zbritur ne rruge nga parlamenti tempulli demokratik ku duhet te jape alternativave te saj opozita por eshte kjo alternative e cila e ka bere opoziten e sotme qe jo vetem te kerkoje vijen e rruges por per fat te keq edhe perfaqesuesve me te keq te rruges te atyre te cilet jane pikerisht 321 pjesemarres ne demonstrates se 21 janarit me precedente penale te denuar per vrasje per tentativa per vrasje per perdhunime per vjedhje ordinere per trafiqe.

Sipas tij nuk mundet kurrsesi qe nje opozite konstruktive e pergjegjshme te kerkoje ndihmen e ketij kontingjenti per te ardhur ne pushtet per ti garantuar popullit me shume liri me shume demokraci dhe te ardhme Europiane.

Ai nenvizoi faktin se Rama eshte perfaqesues i filozofise se dhunes i cili nxit shqiptaret kunder njeri-tjetrit dhe kunder interesave kombetare.

Meta theksoi se LSI qendron e vendosur ne vlerat e saj dhe se eshte me e motivuar se asnjehere per te qene gjithmone konstruktive nje force shpresedhenese konstruktive nje force qe kontribuon nje force e cila ofron energji me pozitive ne kete vend dhe kjo eshte e vetmja rruge per te cuar perpara politiken shqiptare drejt standardeve europiane kjo eshte e vetmja rruge per te cuar perpara integerimit Europian te Shqiperise dhe Gjirokastres.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeMeta Rama politike anti shqiptare Trafikoi femijet arrestohet 36-vjecarjaUollfarth 8 maji partite te bejne detyren per zgjedhjet Vodhi laptopin dhe e shiti kapet gjimnazistiQeverite e formuara nga viti 1912 deri sot Speciale Lidhje8 maji alternatives zero Gjirokaster Ilir Meta izolim kunder njeri-tjetrit pengon Rama liberalizim

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›