E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta në Kamëz: Do merrni certifikatën e pronësisë, Berisha u ka përdorur politikisht

Kryetari i LSI, Ilir Meta- faqe 3Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, prezantoi në Kamzë kandidatin e kësaj partie, Ylli Manjani.

Meta tha se Berisha ka bërë lojë politike me legalizimet, ndërsa premtoi se LSI do u japë të gjithëve certifikatën e pronësisë pas 23 qershorit.

Unë dua tiu siguroj në mënyrë të veçantë se me votën tuaj më 23 qershor ju, jo vetëm që do të ndëshkoni lojën politike të bërë me legalizimet nga lidershipi aktual i qeverisë për gati tetë vjet, por njëkohësisht do të shpëtoni një herë e përgjithmonë nga sorollatjet absurde nga burokracitë e panumërta.

Dhe duke votuar LSI-në ju sigurojmë se secili prej jush do të marrë certifikatën e pronësisë që meriton në mënyrë që të respektohet ligji dhe mbi të gjitha që të respektohet sakrifica që ju, që prindërit tuaj, që fëmijët tuaj kanë bërë për këto investime gjatë këtyre dy dekadave. LSI është një forcë në rritje, është një forcë e cila vendos për fatet e vendit, është një forcë që i shërben gjithmonë stabilitetit, është një forcë që i shërben gjithmonë integrimit. Është një forcë e cila bazën kryesore e ka tek rinia dhe unë dua të përshëndes të gjithë LRI-në e Kamzës për punën e shkëlqyer që kanë bërë gjatë kësaj kohe, por mbi të gjitha LSI është forcë e së ardhmes, tha Meta.

Sërish kryetari i LSI foli për gjendjen e rëndë ekonomike.

Ti japim fund një herë e mirë politikës që është shkëputur nga realiteti, ekonomisë së lulëzuar virtuale të Berishës dhe ti kthejmë sytë nga problemet tuaja, nga problemet e qytetarëve shqiptarë dhe ti ndihmojmë ata që ti përballojnë vështirësitë të cilat janë rritur dita-ditës. 

E gjithë Shqipëria ka nevojë të ecë me shpejt, por Kamza ka nevojë të ecë më shpejt si askush tjetër dhe unë besoj se këtë do ta arrijmë të gjithë së bashku duke votuar LSI-në më 23 qershor, tha Meta.

Kurse kandidati i LSI, Manjani, bëri një sërë premtimesh.

Angazhimi ynë i fundit por jo më pak i rëndësishëm është kthimi i shtetit sepse shqiptarët kanë nevojë për shtet. Këto janë angazhime, nuk janë premtime. Ne nuk kemi ardhur për të bërë premtime, kemi ardhur të lidhim marrëveshje të cilën ne e kemi nënshkruar, tha Manjani./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›