E Diel, 1 Nëntor 2026

Premtimet e çuditshme të kësaj fushate: Duhet poligamia, burrat të marrin disa gra që të shpëtojmë shoqërinë

numerim votashGazeta Shqip ka vendosur që të trajtojë disa nga premtimet e çuditshme të kësaj fushate zgjedhore, që në fakt nuk ka nisur ende zyrtarisht.

Gazetari Gjergj Erebara ka gërmuar në programet e partive dhe ka sjellë disa premtime pikante.

Kështu, Partia Lëvizja Shqipëria e Re, në koalicion me Sali Berishën, premton se do legalizojë poligaminë sipas modelit islamik që një burrë mund të marrë deri në katër gra.

Me kusht që secilës prej grave tu krijohen kushte dhe përkujdesje proporcionale dhe e barabartë, thuhet në programin e partisë.

Sipas PLSHR, kjo do ndihmojë që të mos asimilohet kombi, pasi shumë meshkuj janë në emigracion.

Një tjetër aleat i Berishës, Partia Lëvizja e Legalitetit, në program parashikon që shteti shqiptar nuk duhet ta njohë homoseksualitetin. Kurse PLSHR thotë se është i ligjshëm homoseksualiteti në sferën private.

Një aleat i Edi Ramës, komunistët e Partisë së Punës të Riorganizuar janë për legalizimin e marijuanës./ep

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›