Meta në Korçë: LSI, pjesë e reformës zgjedhore

Në vazhdën e turit të takimeve në rrethe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka ndaluar gjatë ditës së sotme në qytetin e Korçës.
Në një takim me anëtarët e LSI-së, me rastin e festave të fundvitit, Meta ka premtuar se forca politike që drejton do të vazhdojë të ketë të njëjtën rëndësi edhe në vitin që po vjen. Në këtë kontekst ai ka theksuar se LSI do të jetë pjesë e padiskutueshme e reformës zgjedhore.
Më tej, duke u ndalur në 2012-tën, ai ka uruar të gjithë shqiptarët për një vit të mbarë, duke qenë se ky vit përkon dhe me 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Tre ditë më parë kreu i LSI-së pati një takim me LRI-në e Lushnjës, ku ka theksuar rolin e pazëvëndësuashëm të rinisë në proçesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe ka shprehur bindjen se 2012-ta do ta gjejë vendin tonë një hap më pranë BE-së.