E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi i vendit kandidat LSI-ja u ben apel paleve per bashkepunim

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkoi nga klasa politike që në vitin 2012 të marrë përgjegjësitë që i takojnë për të bërë të mundur marrjen e statusit të vendit kandidat. Një apel i tillë erdhi nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, i cili gjatë një në një konferencë për shtyp, të fundit për këtë vit, bëri një analizë të shkurtër të zhvillimeve politike përgjatë vitit 2011. Sipas tij, viti që po lëmë pas, përgjithësisht, ishte pozitiv për Lëvizjen Socialiste për Integrim, ndërkohë që viti 2011 la për të dëshiruar nga ana politike.
"Në 2012 aktorët politikë duhet të ngrihen në lartësinë e vlerave dhe peshës që meriton viti jubilar i shpalljes së Pavarësisë, Shqipëria 100 vjecare kërkon angazhim më të madh, politika të bëhet pararendëse e ngjarjeve të mëdha më të cilat do ndeshemi, të ngrihemi mbi interesat parciale, interesat e vendit të jenë mbi gjithçka. Në vitin 2012, të festojmë edhe marrjen e statusit kandidat”, tha Rama.
Në emër të LSI-së Rama iu uroi Vitin e Ri 2012 të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen e jetojnë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›