NATO ndryshon tekstet e historise, kriteret per botuesit
Marrja e fteses se Shqiperise per ne NATO do te pasqyrohet sa me shpejt qe te jete e mundur ne tekstet e historise. Kjo do te jete nje nga masat urgjente qe do te ndermarre Ministria e Arsimit, duke mos lene menjane as aktivitetet e shumta. Kreu i dikasterit te Arsimit, Genc Pollo, ka permendur dje, ne nje konference per shtyp, domosdoshmerine e ndryshimeve qe duhen bere ne tekstet e historise. Me konkretisht, MASH po merr masa qe shtepite botuese, qe do te certifikohen si fituese, te trajtojne me nje shtojce historikun e NATO-s, parimet mbi te cilat eshte ngritur, si dhe strukturat e ketij organizmi nderkombetar. Ndersa Pollo deklaroi dje se do te ishte mire qe temat e NATO-s te shtoheshin ne Kapitullin X, Tema 10.1 “Perpjekjet per konsolidimin e paqes” dhe tema 10.2 “Fillimi i Luftes se Ftohte”. Gjithashtu, roli i NATO-s ne Ballkan mund te shtohet ne Kapitullin XIV Tema 14.8 “Bashkepunimi nderballkanik. Pakti i Stabilitetit”. Pervec ndryshimeve te mundshme ne tekstet e historise, nje aktivitet i parashikuar ne te gjitha shkollat eshte promovimi me studentet dhe nxenesit e shkollave te mesme te Tiranes dhe ne rrethe i librit shqip-anglisht “NATO-veshtrim ne menyre te permbledhur”. Nje sugjerim tjeter eshte qe muaji prill te shpallet muaji i NATO-s. Ne kete kuader, grupet e debatit ne shkollat e mesme do te ndermarrin iniciativen e organizimit te debateve me teme nga NATO qe do te kulmojne me nje debat kombetar ne prani edhe te OJF-ve dhe perfaqesuesve te mediave ne Shqiperi. Ne shkollat e arsimit parauniversitar promovimi pritet te jete si ne shkollat e mesme te pergjithshme ashtu dhe ne shkollat profesionale.
Ndryshimet ne histori
Temat qe kane te bejne me NATO-, do te kene me shume hapesire ne tekstet e historise. Ministri i Arsimit njoftoi dje per nje sere ndryshimesh dhe masash, ndersa te cilat pritet edhe botimi i nje shtojce te re, qe ka te beje me strukturat e NATO-s, parimet mbi te cilat eshte ngritur, roli i saj nderkombetar etj.
Ndryshimet ne histori
Temat qe kane te bejne me NATO-, do te kene me shume hapesire ne tekstet e historise. Ministri i Arsimit njoftoi dje per nje sere ndryshimesh dhe masash, ndersa te cilat pritet edhe botimi i nje shtojce te re, qe ka te beje me strukturat e NATO-s, parimet mbi te cilat eshte ngritur, roli i saj nderkombetar etj.