E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta në Malin e Zi: Bashkëpunim i shkëlqyer mes dy vendeve

Gjatë vizitës së tij në Mal të Zi, kreu i diplomacisë shqiptare është takuar gjithashtu edhe me presidentin Filip Vujanoviç, me të cilin kanë diskutuar për marrëdhëniet e shkëlqyera biletarale mes dy vendeve. Vujanoviç garantoi z.Meta se qeveria malazeze do të jetë një garantuese e vlerave të bashkëjetesës dhe të mirëkuptimit mes popujve. Z.Meta u takua gjithashtu edhe me kryeministrin e Malit të Zi Milo Gjukanoviç. Zyrtarët vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe diskutuan mbi zhvillimin e mëtejshëm të tyre, veçanërisht në fushat e bashkëpunimit ekonomik, infrastrukturës dhe energjetikës. Zv. Kryeministri Meta dhe Kryeministri Gjukanoviç ranë dakort për hartimin e një strategjie të përbashkët për integrimin reciprok të të dy vendeve në strukturat Euro-Atlantike.Zv. Kryeministri Meta dhe Kryeministri Gjukanoviç ranë gjithashtu dakort për ngritjen e Komitetit Eknomik për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve si dhe shprehën vullnetin e të dy palëve për pastrimin dhe mirëmbajtjen e liqenit të Shkodrës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›