E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta në Malin e Zi takoi edhe krerët e partive shqiptare

Në ditën e tij të dytë të vizitës,Meta është pritur në një takim të veçantë nga kreu i komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaku, takim gjatë të cilit numri dy i qeverisë shqiptare është njohur me shqetësimet e përfaqsuesve shqiptar në Mal të Zi. Të dy ranë dakort për lëvizjen e lirë mes dy vendeve në pikën kufitare vetëm me letërnjofim. Gjatë këtyre takimeve, u diskutua rreth projekteve që do të ndihmojnë në thellimin e shkëmbimit tregtar dhe bashkëpunimit ekonomik në të dy anët e kufirit. Z. Meta, theksoi rëndësinë e rrugës Lezhë-Velipojë-Ulqin duke veçuar ndërtimin e Urës mbi Lumin Bunë, si dhe të rrugës Pllavë-Podgoricë. Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Hajdinaga dhe përfaqësuesit e tjerë shqiptarë, nënvizuan dëshirën e tyre për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e të gjitha proçedurave në pikat e kalimit ndërkufitar.
Kështu ai ka pritur në takim përfaqësuesit e të gjithë subjekteve politike në këtë vend. Kështu, gjatë një takimi që z.Meta ka pasur me Mehmet Bardhin, kreu i Lidhjes Demokratike, Ferhat Dinosha kreut i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Gjergj Camaj, kreu i Alternativës Shqiptare, dhe me Nazip Cungun Forcën e Re Demokratike, kryefjalë e diskutimeve ka qenë pikërisht komuniteti shqiptar në këtë vend. Integrimi i shqiptarëve në pushtetin vendor dhe qëndror, të drejtat kushteteuse dhe ndërkombëtare të nënshkruara nga ky vend për komunitetit kanë zënë pjesën kryesore të diskutimeve në këto takime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›