Meta në Pogradec: LSI e krijuar për të mundësuar integrimin e vendit në BE
POGRADEC- Kryetari i LSI-së, Ilir Meta prezantoi sot në Pogradec kandidatët për zgjedhjet e 23 qershorit, duke ftuar qytetarët të votojnë LSI-së dhe Aleancën për Shqipërinë Evropiane, si e vetmja alternativë që do t’i sjellë vendit zhvillim dhe integrimin në BE.
Ndërsa theksoi se LSI-ja ka respektuar përfaqësimin e grave në listat e deputetëve, Meta tha se objektivi i Lëvizjes Socialiste për Integrim është të fitojë dy deputetë në qarkun e Korçës.
Sipas Metës, "Pogradeci dhe Shqipëria nuk e meritojnë këtë stanjacion të krijuar nga politika konfliktuale. Vendi ka nevojë për një parlament të ri, për një maxhorancë të re, për një qeveri realiste, që i vjen në ndihmë njerëzve, për një parlament që nuk heton veshin, por i vë veshin halleve të njerëzve".
"Pogradeci dhe gjithë Shqipëria kanë nevojë për një LSI akoma më të fuqishme. LSI është krijuar për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe për t’i garantuar vendit ecjen më shpejt drejt integrimit evropian", - u shpreh Meta.
Meta nënvizoi se programi i LSI-së do t’i japë një zhvillim të ri turizmit dhe bujqësisë në të gjithë vendin.
“Për këtë qeveri turistët janë vetëm një statistikë doganore, ndërsa për ne ata dëshmojnë mundësinë e punësimit për qytetarët”,- tha kreu i LSI-së.
(er.nu/BalkanWeb)