Bregu: Qëllimi i Ramës, lufta për pushtet. Bëri ç’mos që tu mohonte shqiptarëve statusin
TIRANE - Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu akuzoi kryetarin e opozitës për bllokimin e prespektivës europiane të shqiptarëve, duke mos votuar 3 ligjet e konsideruara si çelësi për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE.
Përmes faqes së saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ministrja Bregu komentoi intervistën e së enjtes të kryetarit të opozitës, duke thënë se Rama nuk u dha shqiptarëve asnjë shpjegim për atë që ajo e cilëson si mohim të miliona euro investime të BE-së dhe mijëra vende pune që vijnë me integrimin.
“Mbrëmë në ORA Neës, Edi Rama bëri pyetjen "A e dini se çfarë shkatërrimi ka sjellë kjo politikë?" Atëherë, nëse Edi Rama dëshiron të dijë për politikën shkatërruese, mjafton të shohë veten në pasqyrë. Sepse për 211 ditë, Rama ka bllokuar tre ligjet që duhen për integrimin në BE dhe realizimin e prespektivës europiane të gjithë shqiptarëve. Çdo herë që Kuvendi është mbledhur gjatë këtyre 211 ditëve, Ramës i është kërkuar të lejojë votimin e tre ligjeve, por çdo herë ai ka refuzuar. Madje, vitin e kaluar ne na u dha statusi i vendit kandidat, por Rama, me bllokimin e tij, bëri ç’mos t’i mohonte Shqipërisë dhe shqiptarëve këtë status. Dhe kur e pyetën mbrëmë se pse po i bllokon tre ligjet, Edi Rama nuk mundi as të trillojë një justifikim, sepse edhe alibitë e pakuptimta për sjelljen e tij shkatërruese i kanë mbaruar. E megjithatë, Edi Rama vazhdoi të mos u japë qytetarëve një shpjegim se pse u ka mohuar miliona euro investime të BE-së dhe mijëra vende pune që vijnë me integrimin. Rama refuzoi sepse nuk ka as moral dhe as ndonjë arsye domethënëse për të kundërshtuar. E gjitha ajo çka thotë Edi Rama janë justifikime të paarsyeshme, të trilluara në sallonin e tij mavi. Por tani është mëse e qartë se Rama, paturpësisht vazhdon të bllokojë tre ligjet me të vetmin qëllim: që të pengojë integrimin në BE. Edi Rama ka vetëm një shqetësim dhe një qëllim të vetëm: veten e tij dhe luftën për pushtet në Partinë Socialiste. Kështu, ndërkohë që Edi Rama vazhdon bllokimin, qytetarët presin. Ndërkohë që Edi Rama vazhdon politikën shkatërruese, ëndrrat europiane të qytetarëve mbahen peng. Ja pra cili është njeriu që kërkon të bëhet kryeministër, që s’ka të krahasur me kryeministrin Berisha, që ka bërë gjithçka që procesi i integrimit të vijojë suksesshëm drejt integrimit europian. Dhe nuk do të reshtim deri sa Shqipëria të jetë anëtare e plotë e Bashkimit Europian dhe deri sa qytetarët të kenë të gjithë zhvillimin dhe të mirat që vijnë bashkë me të.”- shkruan ministrja Bregu në “Facebook”.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera INTERVISTA E RAMES