Meta në SHBA: Klima pozitive do kontribuojë për integrimin

Zyra e shtypit e LSI-së bën të ditur se gjatë takimit me kongresmenin Dan Burton, z. Meta informoi mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri dhe rajon, duke theksuar se reformat e ndërmarra dhe klima më pozitive politike që po ndjehet muajt e fundit do të kontribuojnë në integrimin e plotë evropian te të gjitha vendeve të rajonit.
Në këtë kuadër, kongresmeni Burton shprehu mbështetjen e tij në emër të Nënkomisionit për Evropën në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe veçanërisht për marrjen e statusit kandidat brenda këtij viti.
Z. Meta u shpreh se integrimi i plotë euro-atlantik i të gjitha vendeve të rajonit është rruga e vetme për stabilitet dhe prosperitet për të gjithë qytetarët tanë. Në këtë kuadër, kongresmeni Burton vlerësoi rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon si dhe kontributin e vendit përkrah SHBA-së në Afganistan dhe në rajone të tjera konfliktuale të botës.
Gjatë vizitës së tij në Uashington, Meta u prit edhe nga kryetari i Komisionit Amerikan të Helsinkit, kongresmeni Kristofer H. Smith.
Gjithnjë sipas zyrës së shtypit të LSI-së, gjatë takimit z. Meta dhe kongresmeni Smith vunë në dukje ndryshimet e mëdha që Shqipëria dhe rajoni ka përjetuar gjatë viteve të fundit në të gjitha fushat, duke nënvizuar përmirësimin e standardeve demokratike dhe të të drejtave të njeriut në vend.
Kongresmeni Smith vlerësoi arritjet e Shqipërisë në luftën ndaj trafiqeve të qenieve njerëzore, duke theksuar njëkohësisht se përparimi i bërë në drejtim të rehabilitimit të viktimave të trafikut është një aspekt shumë i rëndësishëm i kësaj beteje.
Kongresmeni Smith u shpreh se rajoni sot është larg ditëve të së kaluarës së hidhur kur skenat e refugjatëve apo luftërave mbizotëronin ekranet televizive të vendeve perëndimore. Sot, u shpreh ai, rajoni është shumë më i stabilizuar, në paqe dhe në rrugë të sigurt drejt integrimit evropian.
Zyrtari amerikan shprehu një vlerësim të veçantë për kontributin konstruktiv dhe vizionin e politikës së jashtme të Shqipërisë në dobi të paqes dhe progresit të të gjithë rajonit.
Z. Meta dhe kongresmeni Smith ndanë mendimin e përbashkët se përparësi e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Shqipërisë është rritja e shkëmbimeve ekonomiko-tregtare si dhe shtimi i investimeve amerikane në Shqipëri.
/Start/
2012-03-31 16:32