E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skadon afati për reformën parlamentare, konsensusi mungon

Dy partitë nuk kanë mundur të gjejnë konsensusin për dy pika të rëndësishme dhe mjaft të debatuara midis tyre, ajo për kohën e fjalës që duhet të mbajë kryeministri në Kuvend si dhe për votën e fshehtë në rastin e dekreteve të Presidentit të Republikës.

Palët kanë rëndë dakord për një rregullim më të mirë të punës dhe përbërjes së Konferencës së Kryetarëve, për forcimin e rolit të sekretariatit të buxhetit si dhe për forcim të grupeve parlamente dhe komisioneve parlamentare, duke krijuar lloj autonomie për këto struktura të rëndësishme.

“Sa i përket çështjeve të nxehta,  mbeten çështja e votimeve të dekreteve të presidentit për institucionet kushtetuese dhe kjo nuk të bëj thjesht me reformën parlamentare, por edhe me prioritetin që kërkon BE për mënyrën se si ne emërojmë institucionet kushtetuese në vend, nëpërmjet një procesi jo të politizuar, sa më të besuar, sa më transparent e sa më profesional. Kjo ka qenë arsyeja ku është bazuar edhe propozimi opozitës. Dhe tek ajo që njihet si parimi kontradiktoritetit apo koha që duhet t'i vihet në dispozicion qeverisë, kryeministrit, anëtarëve të qeverisë për prezantimin e një nisme të caktuar dhe opozitës për të shprehur pikëpamjen e saj mbi këtë çështje apo iniciativë të caktuar. Vlen të theksohet se çdo përmirësim që i bëhët jetës parlamentare do të ishte i mangët nëse nuk do të shoqërohej me një zbatim korrekt i asaj që ne do të shkruajmë në letër. Dhe më e rëndësishme nga ajo që ne do të shkruajmë në letër është fryma e bashkëpunimit, që duhet të ekzistojë, kur vjen puna për të shkruar rregullat e bashkëjetesës”, ka thënë deputeti i PS-së, Ditmir Bushati për TCH.

Ai sqaroi se rregullorja e Parlamentit Evropian, ku mazhoranca këmbëngul fort që t’i përmbahet, parasheh që votimi për individ të bëhet gjithmonë i fshehtë. “Rregullat dhe procedurat e Parlamentit Europian janë një burim frymëzimi për grupin e punës së reformës parlamentare. Në rast se do t'i referohemi punës së PE-se, kur bie fjala për votim për individ, gjithmonë votimi është i fshehtë edhe në PE.  Në rast se vjen puna për çështjet e kontradiktoritet, pra kohës se sa dhe kur flet qeveria dhe opozita në PE, nuk e kemi dot një shembull të tillë, pasi është një strukturë e vecantë 'sui generis' dhe nuk na jep një mundësi një model për rastin shqiptar . Por ka shumë modele dhe e përbashkëta e shumë modeleve është respektimi në një mënyrë apo tjetër i këtij parimi, që kur prezanton qeveria opozita ka të drejtën që të shprehë qëndrimin dhe mendimin e saj. Në fund të fundit, parlamenti në çdo vend të botës është vendi ku ballafaqohen pikëpamjet e palëve”, shtoi. /Start/

                                                                                             2012-04-01 09:00
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›