E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta ne Shkoder Situata ne Drin nen kontroll

Ministri i METE-s dhe zv/kryeministri Ilir Meta pas Vaut te Dejes ka udhetuar drejt Shkodres per te diskutuar rreth masave qe duhen marre ne lidhje me prurjet ne kaskaden e Drinit.

Meta eshte takuar me shtabin e emergjences se qytetit veriperendimor duke diksutuar masat qe duhet te merren ne menyre qe te mos perseritet me nje situate si ajo e vitit te shkuar kur nje pjese e madhe e zones u permbyt nga prurjet e shumta.

Sipas ministrit te METE-s gadishmeria e autoriteteve eshte maksimale dhe situata ne kaskaden e lumit Drin eshte nen kontroll. Gjate 24 oreve te fundit prurjet ne kete kaskade jane rritur ndjeshem si pasoje e shtimit te intensitetit te shirave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›