Policia ve ne pranga dy zyrtare ne Lezhe. Akuza Korrupsion me tokat
Policia e Lezhes ka vene ne pranga pasditen e djeshme kryetarin e fshatit Ishull Shengjin si dhe nenkryetarin e komunes Kolsh te ketij rrethi. Burimet zyrtare te policise bejne te ditur se arrestimi i shtetasve Nikoll Prelaj dhe Tonin Paloka eshte bere pas nje pune operative dhe hetimore prej tre muajsh. Prangosja e dy zyrtareve eshte kryer ne perfundim te operacionit te koduar Toka jone. Tjetersimi i nje prone mesohet te kete qene shkak per kete operacion te kryer nga blute e Lezhes.
Ne komunikaten zyrtare per shtyp zedhenesi i policise se Lezhes njofton se me date 05.10.2010 rreth ores 1600 pas nje pune operative dhe hetimore tremujore u finalizua me sukses operacioni i koduar Toka Jone ku ne perfundim te tij u be i mundur arrestimi i shtetasve Nikoll Prelaj 50 vjec me banim ne fshatin Ishull Shengjin me detyre kryetar i fshatit Ishull Shengjin te rrethit Lezhe si dhe Tonin Paloka 42 vjec me banim ne lagjen Beselidhja te Lezhes me detyre nenkryetar i komunes Kolsh te rrethit Lezhe. Arrestimi i tyre u be per arsye se keta shtetas ne bashkepunim me njeri - tjetrin ne vitin 2008 gjate ushtrimit te detyres shtetasi Nikoll Prelaj ka leshuar nje akt te marrjes se tokes ne emer te shtetasit me iniciale V.H. ne Komunen Shengjin duke futur ne te nje parcele e cila ka qene ne pronesi te shtetasit Y.Z. Per kryerjen e veprimtarise se tij korruptive shtetasi i siperpermendur eshte ndihmuar dhe nga ish-nepunesi i Zyres Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme te rrethit Lezhe Tonin Paloka i cili duke qene me detyre peegjegjes i arkives se Zyres Vendore te Pasurive te Paluajtshme te rrethit Lezhe ka bere te mundur zhdukjen e aktit. Materialet i kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Lezhe per vepren penale te shperdorimit te detyresne ngarkim te shtetasve Nikoll Prelaj dhe Tonin Paloka.